19 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë

Asnnë i vdekur dhe 19 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve në Kosovë.

Në raportin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se nuk ka raste të vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus.

Pesë qytetarë janë shëruar nga ky virus.

Ndërkaq si të dyshuar për SARS Cov-2 janë testuar 2 mijë e 174 persona.