Banka Botërore përgatit 3 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Grupi i Bankës Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po përgatisin mbështetje financiare për Ukrainën.

Në një deklaratë të përbashkët, drejtuesit e dy agjencive thanë se ishin të shqetësuar nga efektet e mundshme të përhapjes së pushtimit rus. Ata përmendën rritjen e çmimeve të mallrave, ndërprerjet në tregjet financiare dhe rrezikun e nxitjes së mëtejshme të inflacionit global.

Banka Botërore ka njoftuar se po përgatit një paketë ndihme prej 3 miliardë dollarësh në muajt e ardhshëm, duke përfshirë të paktën 350 milion dollarë në javën e ardhshme.

FMN-ja ndërkohë tha se do të shqyrtojë me shpejtësi kërkesën e Ukrainës për financim emergjent raporton “BBC”. Ajo gjithashtu shpreson të vërë në dispozicion 2.2 miliardë dollarë fonde deri në qershor.