Banka Raiffeisen në Kosovë e konfirmon se hakerat i hyn në faqe

Faqja zyrtare e Bankës Raiffeisen në Kosovë në rrjetin social Facebook është hakuar. Megjithatë, banka ka kthyer kontrollin e plotë mbi faqen e hakuar në Facebook.

Banka Raiffeisen e pranoi se llogaria e tyre zyrtare ishte cak i ndërhyrjes së disa individëve të paautorizuar, por që qasja e tyre ishte e kufizuar vetëm në përditësimin e fotografisë së profilit të faqes sonë.

“Në çdo moment kemi pas qasje ne llogari dhe kemi marr masa të menjëhershme që të sigurojmë faqen”.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR KLIENTËT

Të nderuar klientë,

Ju njoftojmë se faqja e bankës sonë në facebook është hakuar nga individë të paautorizuar për disa minuta sot gjatë pasdites. Qasja e paautorizuar ishte e kufizuar vetëm në përditësimin e fotografisë së profilit të faqes sonë.

Zyrtarët përkatës të bankës që menaxhojnë faqen e facebook kanë marrë masa të menjëhershme dhe faqja është rikthyer sërish.

Nëse keni ndonjë shqetësim ose pyetje, ju lutemi mos ngurroni të kontaktoni ekipin tonë të mbështetjes së klientit në 038222222.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj.

Sinqerisht,
Banka Raiffeisen