Barack Obama fans i artistes shqiptare, ish-presidenti zgjedh këngën e saj si ndër më të preferuarat

Ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale këngët që ka dëgjuar më së shumti me familjen e tij muajt e fundit. Ai ka bërë publike një listë me këngët e tij të preferuara të kësaj vere dhe bie në sy se njëra prej tyre është kënga e Dua Lipës.

Bëhet fjalë për këngën “Un Dia”, që artistja me origjinë shqiptare e ka realizuar në bashkëpunim me J Balvin dhe Bad Bunny. Kënga e tyre është pritur mjaft mirë në mbarë botën, sepse 3 javë kanë kaluar nga publikimi i saj dhe numëron 54 milionë shikime dhe renditet si një ndër më të dëgjuarat në listat botërore.

Kjo tregon edhe një herë se Dua po korr sukses të jashtëzakonshëm kudo në botë, veçanërisht me albumin e dytë, “Future Nostalgia”.

Shekulli