Gucati vjen në të pame të babës (Video)

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, sikur më 12 maj, në shtëpinë e tij në Marinë të Skenderajt, erdhi sot.

Gucati, që rishtazi u dënua me 4 vjet e gjysmë burg nga Gjykata Speciale në Hagë, erdhi për vizitë me rastin e vdekjes së babait, të premten, varrin e të cilit e vizitoi paraprakisht, ndërsa iu lejua kontakti vetëm me familjarët e ngushtë.

Pavarësisht kësaj, drenicasit mirëpritën lirimin e tij. Në Marinë sot shkoi për ngushëllime edhe kryesia e Partisë Demokratike.

Për kryetarin Memli Krasniqi rëndësi ka që kryeveterani do të ndajë dhimbjen me familjen.

Për këtë qëllim shkuan edhe bashkëluftëtarët e Gucatit, por atë s’mundën ta takonin, gjë e cila nuk iu duk e drejtë zëvendësit të tij në organizatë.

Në nderim të kontributit para, gjatë e pas luftës, për Avdullah Gucatin e ndjerë, OVL-ja ndau edhe një mirënjohje.