Baraliu: Vendimi i KQZ-së për largimin e kryetarëve në veri nuk ka bazë Kushtetuese, është diskutabil

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marr vendim që më datën 21 prill të mbahen votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore.

Votimi do të mbahet në Mitrovicës e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan.

Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu ka bërë të ditur hapat e tjerë për largimin e kryetarëve në veri.

Baraliu duke u bazuar në udhëzimin administrativ të miratuar nga qeveria ka thënë se votimi cilësohet i suksesshëm atëherë kur arrihet 50 për qindëshi, dhe një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Ai thotë se pas këtij rezultati, presidentja Vjosa Osmani ka afat ligjor prej 30-45 ditë t’i shpallë zgjedhjet.

“Duhet me pa se a kalon ky votim 50 + 1% në qoftëse kalon pastaj është shkarkimi dhe menjëherë hapët mundësia ligjore e zbatimit të ligjit për vetëqeverisje lokale dhe ligjit për zgjedhjet dhe presidentja duhet t’i shpall ato në afat për 30 ditë në minimum e maksimum 45 ditë”, ka thënë ai për Front Online.

Baraliu për largimin e kryetarëve në veri: KQZ-ja po tejkalon kompetencat, vendimi s’ka bazë ligjore

Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu duke folur për Front Online ka komentuar edhe vendimin e KQZ-së për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptar.

Baraliu vendimin e ka cilësuar si jo diskutabil dhe pa bazë Kushtetuese.

“Unë këtë vendim e kam parë si diskutabil, sepse është e diskutueshme baza kushtetuese dhe ligjore e të njëjtit vendim dhe metodë e model të zgjedhjes që ka bërë qeveria përmes udhëzimit administrativ dhe vetëqeverisjes lokale dhe të tjerave dispozitave, pra shkuarjes në këtë mënyrë i cili nuk ka baza kushtetuese e as ligjore sepse ligji për referendumin i cili parashihet në kushtetuese që Kosova të ketë ligj për referendum i cili i zgjedh çështjet të cilat i kërkojnë edhe qytetarët nuk e kemi”, tha Baraliu.

Ai e ka dhënë edhe një version tjetër lidhur me miratimin e këtij vendimin nga Komisioni Zgjedhor.

“Kjo mënyrë e të vepruarit nuk bie në kompetenca të KQZ, sepse ka të tjera. Në bazë të parimit të analogjisë KQZ është i pavarur dhe ka të drejtë me kushtetutë dhe ligj të organizoj e menaxhoj zgjedhje, ky votim mund të jetë provim i bindjes dhe opinionit si lloj i votimit”, u shpreh Baraliu.

Baraliu: Nga frika e ndërkombëtarëve po merren vendime të gabuara, KQZ nuk është dashur ta financoj Listën Serbe

Më 21 prill do mbahet votimi në katër komunat veriore për largimin e kryetarëve aktual.

KQZ-ja ka marr këtë vendim.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Mazllum Baraliu thotë se ekziston mundësia të kthehen sërish serbët në komuna.

Ai tha për Front Online se KQZ në vend se të çregjistroj si parti Listën Serbe e financoj me 300 mijë euro.

“Ekziston mundësia, e rrezik nuk është që serbët të kthehen sërish në komunat veriore. KQZ e financoi Listën Serbë në vend se ta diskutoj çështjen dhe bazën ligjore dhe ka pasur mjaft elemente për ta çregjistruar si parti politike por i dhanë 200-300 mijë euro. Veprim i subjektit politik i cili është toksik në kuptimin elektoral, demokratik e politik është helmues, rrënues në aspektin e veprimit nuk vepron në hapësirën ligjore që ka por kundërtën e saj”, theksoi Baraliu.

Baraliu thotë se mundësia si parti të veproj Listës Serbe nuk është dashur ti jepet.

Ai tha se nga frika e ndërkombëtarëve po tolerohen disa gjëra nuk bëhen.

“Ata që dalin dhe e përbëjnë shumicën dhe votojnë dhe nuk është e habitur që votohen, por mundësia Listës Serbe nuk është dashur t’i jepet. Ndërkombëtarëve po i frikohen këto institucionet tona, frikës ndaj tyre po tolerojnë gjëra që nuk tolerohen”, ka përfunduar Baraliu.

Në mbledhjen e së hënës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar buxhetin për organizimin e procesit që do të mbahet më 21 prill.

Buxheti i planifikuar është 233 mijë e 204 euro.

Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Gjithashtu, në këtë mbledhje KQZ shqyrtoi dhe miratoi planifikimin buxhetor për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën: 233,204 Euro”, tregoi Elezi.