Barcelona eliminon Interin me gjysmën e forcave në fushë, fat i madh për Dortmundin (video)

Inter është eliminuar nga faza grupore në Ligën e Kampionëve, pas humbjes 2:1 në shtëpi nga Barcelona në ndeshjen e fundit në grup, duke i dhënë mundësi Borussia Dortmundit të kalojë në mesin e 16 skuadrave më të mira pas triumfit 2:1 ndaj Slavia Pragës.

Barcelona si fituese e Grupit F dhe Dortmundi si e dyta kualifikohen në 1/8 e finales, ndërkohë Interi si e treta do të luajë në Ligën Evropës – garën dytësore evropiane – dhe Slavia Praga si e fundit shkon në shtëpi.

Zikaltërit nuk kanë arritur të mposhtin Barcelonën e përgjysmuar, duke pësuar disfatë në fund 1:2.

Ekipi i Antonio Conte kishte nevojë për fitore për kalimin tutje, por nuk e arriti dot.

Mysafirët shënuan të parët me Carles Perez (23’), por Romelu Lukaku (44’) me një gol të bukur baraspeshoi gjithçka para pushimit.

Kur pritej që të shënonte Interi, në skenë doli Ansu Fati (87’) i cili tre minuta pasi u fut në fushë realizoi për fitoren e Barcës.

https://streamable.com/a1h20