Barcelona me përmbysje triumfon ndaj Valencias

0
62

Barcelona ka shënuar fitore në udhëtim te Valencia me rezultat 2 – 3.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, meqenëse pavarësisht rasteve, asnjëra skuadër nuk ia doli t’i konkretizojë.

Ishte Gabriel Paulista që i dha epërsinë Valencias (50′).

Ylli i katalunasve, Lionel Messi barazoi shifrat pasi topi iu kthye nga penalltia e humbur (57′).

Pas gjashtë minutave, francezi Antoine Griezmann i dha epërsinë Barcelonës për herë të parë në ndeshje.

Ndërsa, fitoren e vulosi Messi me një super gol nga gjuajtja e lirë (69′).

E tëra që arriti të bënte Valencia ishte goli i dytë, njëkohësisht i fundit në ndeshje që e realizoi Soler (85′).

Me këtë fitore, Barcelona renditët në pozitën e tretë me 64 pikë baraz pikë me Real Madridin që gjendet në vendin e dytë dhe dy më pak se lideri Atletico, derisa Valencia në vendin e 14-të me 36 sosh.