Basha: T’i tregojmë kryeministrit se populli ia ka hequr vizën

Protesta, përballja, bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal, ku qeveria të punojë për ta e jo për krimin, thekson Lulzim Basha.

Tutje Basha bën thirrje që të bashkohen si asnjëherë për protestë.

“Sonte në ora 19.00 të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare, për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të avdylajve, se populli ia ka hequr vizën. Asnjë hap pas”!