Basha: Vetëm rritja e testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenon virusin

Kryetari i PD-së Lulsim Basha ka falënderuar Bashkimin Europian për ndihmën ndaj Shqipërisë me dhurimin e 20 mijë testeve për COVID-19.

Kryetari i PD-së ka shpërndarë mesazhin e ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, duke deklaruar se vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit.

“Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton  më shumë se rritja e numrit të testimeve”, shprehet ai.

Bashkimi Europian i dhuroi Shqipërisë 20 mijë teste, ndihmë kjo që do t’i shërbejë qeverisë në luftën e saj kundër infeksionit COVID-19.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi sot se kitet e ofruara nga BE janë në rrugë e sipër dhe do të mundësojnë kryerjen e 20 mijë testeve për COVID-19.