Bashkim Kadri zhgënjehet nga Danimarka, tani po kërkon Shqipërinë

Mesfushori i majte me tipare sulmuese, Bashkim Kadri i lindur ne Danimarke por me origjine nga Tetova ka refuzuar me pare Shqiperine 2 here. Ai ka luajtur vetem nje ndeshje miqesore me kombetaren e Danimarkes ne vitin 2011.

Sipas informacioneve te te afermeve te tij, ai tani ka nderruar mendje dhe po tenton te lidh negociata me Shqiperine.

Mesfushori 28 vjecar eshte ne super forme ne Superligen e Danimarkes ku ne 16 ndeshje ka shenur 8 gola dhe ka dhene 6 asistime. Sipas lajmeve te fundit Malmo i ka bere oferte klubit danez per ta blere ne janar per 1.5 mln euro.

Prej formes shume te mire qe po kalon, Bashkim Kadri kishte pritur nje ftese nga Danimarka, por qe nuk i ka ardhur e per kete ka mbetur teper i zhgenjyer. Atij i erdhi nje ftese nga Maqedonia por qe e refuzoi. Zhgenjimi nga Danimarka ka rikthyer interesin e tij per tu veshur kuq e zi./Albania Team