Vdes i aksidentuari në Prizren

Ka vdekur personi që u godit me veturë në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, me 01.11.2019 ka ndërruar jetë”, njofton PK.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.