Bastisje në katër lokacione në veri

Policia e Kosovës është duke kryer aksion në katër lokacione në komunat veriore të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.

Ai ka thënë se janë duke e asistuar Doganën në këtë aksion.

“Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Për më shumë se sa janë arrestuar, ata prononcohen. Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”, ka thënë Elshani.

Mirëpo deklaroi se nuk mund të jep më shumë detaje.

Në media po raportohet se bastisja është duke u kryer me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, dhe ka të bëjë për disa zyrtarë të doganës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.