Bastisje në një depo në Zveçan

Në një depo në hyrje të Komunës së Zveçanit, Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti për Krime Ekonomike nga Prishtina, është duke kryer një bastisje.

Kështu ka thënë Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut.

Ai ka shtuar bastisja ka nisur mëngjesin e së hënës në orën 9:30.

“Nga ora 9:30 ka filluar kontrolli në një depo në hyrje të Zveçanit nga ana e djathtë. Bastisjen e bën Njësiti për Krime Ekonomike nga Prishtina dhe ne ndihmojmë. Nuk kemi më shumë detaje sepse aksioni është ende në vazhdim”, ka thënë Elashni për Dukagjinin.