Bastisjet tek ish-aksionarët e NPB-së, Molliqaj del në konferencë për media

Partia Socialdemokrate, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të fillojë në orën 13:00, në zyrën e saj qendrore.

Në njoftim është bërë e ditur se në konferencë do të shpalosin dëshmi të përndjekjes së policisë ndaj ish-aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore nga radhët e PSD-së.

Në konferencë do të fjalë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.