Baton Haxhiu: Kurtit i janë ndaluar takimet me zyrtarë të BE-së, përveç nëse lidhen me dialogun

Baton Haxhiu ka deklaruar se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i është ndaluar çdo takim me zyrtarë të Bashkimit Evropian ose shteteve anëtare.

Ai ka thënë se kjo nuk vlen për takimet që lidhen me negocimin, si dhe me marrëveshjen e Ohrit.

“E vetmja masë që është marrë është ndaj kryeministrit Kurti të cilat janë të ndaluara për të përveç nëse ka takime zyrtare për çështje të negocimit ose marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Haxhiu në Pressing të T7

Më tutje, Haxhiu ka deklaruar se termi sanksion nuk ka hyrë akoma, por nëse situate vazhdon atëherë do të ketë sanksione klasike.

Ai po ashtu ka thënë se lutja ndërkombëtare ndaj Kosovës është për shkak se e konsideron partner dhe niveli i besueshmërisë ndaj Kosoës është më i lartë sesa ndaj Serbisë.