Baton Haxhiu: Ramush Haradinaj është fajtori kryesor që Albin Kurti i ka sot 51%

Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar shkrimet e tij së fundmi në lidhje me kritikat që i ka bërë për qasjen e opozitës karshi Qeverisë Kurti.

Haxhiu në emisionin Pressing në T7 ka thënë se fajtori kryesor që Albin Kurti i ka sot 51% është Ramush Haradinaj.

“E di rrugëtimin e AAK-së e të Ramush Haradinajt. është pragmatik maksimalisht. Me faje të jashtëzakonshme të rrugës politike. Dhe një prej arsyeve pse VV është tash me 51% janë gabimet e tyre, por fuqia e Ramush Haradinajt”.

“Ramush Haradinaj është fajtori kryesor pse Albin Kurti sot i ka 51%. Me vazhdimësi ia ka dhënë krahët e munguar të Albin Kurtit. Fuqinë e UÇK-së, fuqinë e njerëzve, kërcënimit… të gjitha fuqitë që ai nuk i pasë e nuk ka guxu me bo asnjë veprim ia ka dhënë Ramushi e Fatmir Limaj. Sot, situata është e tillë për shkak të asaj”, deklaroi Haxhiu.

Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu, kohëve të fundit është aktivizuar me shkrime autoriale. Në njërin prej tyre ai ka kritikuar ashpër edhe dy liderët e opozitës, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi dhe kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, duke i quajtur ‘fëmijë të lazdruar’.