Baze: Albin Kurti është profet i përçarjes kombëtare

Opinionisti Mero Baze e ka kritikuar ashpër Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke thënë se nuk po mund të pajtohet me faktin e dy ministrave kosovarë në Qeverinë e Shqipërisë: “Ithtarit të Bashkimit Kombëtar i duken re të zeza në qiell dy dallëndyshet e para të bashkimit që e kanë kaluar kufirin para tij, duke u bërë zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar nga Kosova”.

Baze e konsideron Kurtin “hipokrit”, sepse “ai është njeri që e ndan sot, më shumë se kushdo tjetër, Shqipërinë nga Kosova”.