BBC: Shkëmbimi i territoreve, mundësi që Kosova e Serbia të dalin nga bllokimi

0
248
“BBC” i ka kushtuar një reportazh tentativave të Prishtinës e Beogradit për arritjen e një marrëveshje finale, e cila mund të quhet edhe historike.
Në të njëjtin, theksi vihet tek shkëmbimi i mundshëm i territoreve, si një alternativë që mund të përfshihet në marrëveshjen finale mes dy vendeve.
“Armiqtë e vjetër, Serbia dhe Kosova po diskutojnë për diçka që për dikë është e pa mendueshme- një shkëmbim etnik i territoreve. Ky propozim dramatiK është njëri prej atyre që po flitet tashmë, dhe që nënkupton normalizimin e marrëdhënieve”, shkruhet në këtë artikull.
“BBC” , shkruan se që nga përfundimi i luftës së përgjakshme në Kosovë, ka pasur mungesë civilizimi mes Beogradit dhe Prishtinës.
Rivendosja e kufijve është një anatemë për shumëkë, por politikanët në Serbi e Kosovë i kanë sytë tek një çmim më i madh. Për Serbinë kjo nënkupton anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Por, BE-ja nuk do ta pranojë atë deri të akomodohet me fqinjin e saj, shkruan BBC.
Sipas BBC-së, edhe Kosova kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, mirëpo se prioritet është anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, mirëpo kjo ka pak gjasa të ndodhë, derisa ambiciet e Rusisë janë kundër Kosovës, shkruan prestigjozja britanike.
“Të dyja këto vende të Ballkanit duan të dalin nga ky bllokim. Një shkëmbim tokash, duke i dhënë njëri tjetrit një territory të lakmuar, mund ta arrinte këtë qëllim”, shkruan BBC në reportazhin e saj.
Shkrimin mund ta gjeni lidhjen e më poshtme:
https://www.bbc.co.uk/programmes/w3cswf62