BBVK-ja me “kod” – Mefi i gëzohet vendimit: Duhet t’i mbrojmë fëmijët nga skenat e turpshme

Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim që formati “Big Brother Vip Kosova” të mund të shikohen në platformat televizive vetëm nëse e dini kodin sikurse ndodh me filmat për të rritur.

Pas këtij vendimi të KPM-së ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

Ai ka shkruar në Facebook se fëmijët duhet të mbrohen nga skenat dhe gjuha e turpshme që sjellin këto programe.

Postimi i plotë:

Vendim i duhur

Komisioni i Pavarur i Mediave përmes një rregulloreje të re ka vendosur që programet të cilat i përkasin kategorisë reality shoë, të kodohen.

Duhet t’i mbrojmë fëmijët nga skenat dhe gjuha e turpshme që sjellin këto programe.