Ekskluzive: Lirohen tre policët e Kosovës që janë kidnapuar dje në veri

Lirohet tre policët e Kosovës, të cilën ishin kidnapuar dje nga policia e Serbisë në territorin e Kosovës.

Njeri familjar i njërit nga policët e arrestuar e ka konfirmuar këtë informacion për gazetës Nacionale.

“Sapo janë liruar nga Gjykata Kushumlisë dhe janë duke ardhur në Kosovë”, ka thënë ai.

Policët ishin kidnapuar në fshatin Bare, në kufi me Serbinë. Serbia në anën tjetër kishte ngritur pretendime tjera duke thënë se ata ishin arrestuar në brendi të territorit të saj.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se ky veprim i Serbisë ishte bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e Millun Millenkoviq Llunes.

Nacionale ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të cilët thanë se nuk kishin informacione për lirimin e policëve.

KFOR-i në anën tjetër vazhdon të qëndrojë i heshtur për gjithë këtë ngjarje, ashtu si edhe faktorët tjerë ndërkombëtarë.