BE-ja do të dërgojë 70 avionë luftarakë në Ukrainë

Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se do të marrin 70 avionë luftarakë nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar vendin kundër pushtimit të vazhdueshëm rus.

Nga këto, Bullgaria do të dërgojë 16 “MiG-29” dhe 14 “Su-25”, Polonia do të japë 28 njësi “MiG-29” dhe Sllovakia 12 “MiG-29”, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.