BE-ja tregon çka është mekanizmi special për monitorimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian pritet ta kontrollojë zbatimin e marrëveshjes së normailizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me mekanizmin special mbikëqyrës të BE-së, kjo e fundit ka dhënë detaje për Klan Kosovën.

“Monitorimi i zbatimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit do t’i nënshtrohet asaj që Palët bien dakord”, thuhet në përgjigjen e Brukselit zyrtar.

Ideja për këtë mekanizëm u zbulua nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në prag të vizitave që i bëri gjatë javës së shkuar Kosovës dhe Serbisë.

” Do të ketë një mekanizëm që rregullisht do të monitorojë përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve nga marrëveshja gjithëpërfshirëse. Marrëveshja nuk është fundi i rrugës së integrimit evropian, por fundi i një faze të rëndësishme pas së cilës përparimi në rrugën evropiane do të varet nga përmbushja e marrëveshjes “, pati deklaruar ai, transmeton Klan Kosova.