Bedri Hamza tregon se a do të votojë PDK’ja qeverinë Kurti

Votat nga Partia Demokratike e Kosovës, për të themeluar Qeverinë e re Lëvizja Vetëvendosje nuk do të i marrr.

Kështu ka deklamuar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza.

Sipas tij qëndrimet e PDK vetëm se janë të ditura se a do të votojnë apo jo.

“Po nuk e di ai nuk është shku as me mor mandatin qysh me votu hala pa ardh. Nuk mundem me paragjyku kur do që vjen ne marrim vendimin si grup parlamentarë edhe e kemi qëndrimin tonë. Por s’mundem me votu diçka që hala është në proces .

Po tu mundesh me marr me mend qëndrimi tone”, ka thënë Hamza për.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka 15 ditë kohë pas që Presidenti propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, të paraqet përbërjen e Qeverisë.

Deri më tani vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do të votoj qeverin Kurti nësë ata nuk pranojnë marrëveshjen e tyre.

Kujtojmë që gjatë ditës se enjte bërë konstituimi Kuvendi i Kosovës ku Glauk Konjufca është shpallur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu gjatë kësaj seancës janë propozuar edhe nënkryetaret e Kuvendit, shkruan Gazeta inFokus.

Vetëvendosje propozoi Arbërie Nagavcin për nënkryetare, LDK ka propozuar Kujtim Shalën, ndërsa PDK ka propozuar Memli Krasniqin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.