BEFASI: Shpend Ahmeti rreshtohet përkrah Kurtit, sulmon opozitën

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar partitë opozitare për fjalime të dobëta përgjatë seancës ku pritet të themelohen institucionet e reja të Republikës së Kosovës e të zgjidhet Albin Kurti kryeministër.

Ish-bashkëpartiaku i Kurtit ka thënë se fjalimet e PDK’së, AAK’së e NISMA’s kanë qenë të dobëta e plotë inat.

Sipas tij për një nuancë më mirë kanë qenë kritikat rreth buxhetit.

“Fjalime të dobëta opozitare përveç atyre ku u vë në pikëpyetje mundësia buxhetore e programit qeverisës. Tjerat po duken inate dhe siklet”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se “Ka nevojë për opozitë përmbajtjesore”, ka përfunduar tutje kreu i Prishtinës.

Shpend Ahmetit si kryetar i Prishtinës do t’i bie të bashkëpunojë me Albin Kurti si kryeministër për dy vitet e ardhshme deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.