Befasohet Tottenham, humbet si vendas (video)

West Ham United ia ka shkaktuar humbjen e parë Tottenham Hotspur në stadiumin e ri.

Tottenham Hotspur është mposhtur 0-1 në shtëpi nga rivalët e West Ham United, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Michail Antonio.

29 vjeçari anglez shënoi në minutën e 67’, për fitoren 0-1 të West Ham.

Me këtë humbje të Tottenham Hotspur, gara për katër pozitat e para në Premierligë mbetet e hapur dhe shumë interesante.

https://streamable.com/9cl8d