Befasohet Tottenham, pëson humbje nga Burnley (video)

Tottenham Hotspur ka pësuar humbje befasuese nga Burnley në ndeshjen e javës së 27-të në Premier Ligë.

Burnley mposhti në shtëpi Spursat me rezultatin 2 me 1, me golat e shënuar nga Chris Wood dhe Ashley Barnes në minutat 57 dhe 83.

Kurse, golin e vetëm për musafirët e shënoi sulmuesi i tyre kryesor, Harry Kane, në minutën e 65-të.

Pas kësaj fitore, Burnley tani ka 30 pikë dhe pozicionohet në vendin e 13-të, kurse Tottenhami ngec në pozitën e tretë me 60 pikë, me pesë pikë me pak se lideri aktual, Manchester City