Befason dhëndri, në dasmë me tank

Trashëgimtari miliarder nga Birmingham i ka befasuar të gjithë kur shkoi në dasmë me tank.

Jaz Johngir është djali i sipërmarrësit Johngir Saddiq, që ka një zinxhir restorantesh.

Në pamjet e publikuara në mediat sociale ai bën hyrje spektakolare në dasmë me tank ndjekur nga disa makina luksoze si Bentley, Lamborghini dhe Rolls Royce.

Ai befasoi jo vetëm të ftuarit por edhe nusen e tij, e cila nuk e priste këtë gjë. Dhëndri shihet sipër tankut me veshje tradicionale ndërsa buzëqesh para të ftuarve.

/oranews.tv/