Anija e parë me astronautë që hyn në orbitën e Hënës

Apollo 8 më 21 dhjetor të vitit 1968 është nisur nga Qendra amerikane e Hapësirës Kennedy, duke u bërë anija e parë me astronautë në bord që del nga orbita e Tokës, e cila hyn në orbitën e Hënës dhe të kthehet në mënyrë të sigurt në Tokë.

Ekuipazhi tre astronautësh i përbërë nga Frank Borman, James Lovell, William Anders u bënë njerëzit e parë që e shohin Tokën nga lart si një planet të tërë, dhe të parët që shohin drejtpërdrejt anën e errët të Hënës.

Anijes iu deshën tri ditë për të arritur në orbitën e Hënës. Në prag të Krishtlindjeve astronautët kryen një transmetim televiziv nga anija në orbitë, duke lexuar 10 rreshtat e parë nga Libri i Zanafillës për shikuesit në Tokë, përcjell albinfo.ch.

Misioni i suksesshëm Apollo 8 hapi rrugën për misionin Apollo 11, për të përmbushur qëllimin e presidentit Xhon Kenedi për zbritjen e një njeriu në Hënë përpara fundit të viteve 1960. Apollo 8 u kthyen në Tokë më 27 dhjetor 1968, kur kapsula me 3 astronautët u përplas në ujërat në pjesën veriore të Oqeanit Paqësor.