Behgjet Pacolli së bashku me Halil Kastratin shtrojnë iftar për mbi 1200 persona

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, së bashku me humanistin Halil Kastrati kanë organizuar një iftar madhështor për qytetarët.

Pjesmarrës në këtë iftar ishin mbi 1200 persona, mes tyre edhe fytyra publike.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Pacolli u urojë qytetarëve agjërim të pranuar.

Postimi i plotë:

Sonte ishte një mbrëmje e mrekullueshme! Fondacioni “Behgjet Pacolli” me organizatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit” të Halil Kastratit organizuam një Iftar për qyetarët. Ishim mbi 1200 pjesëmarrës dhe kaluam momente të mira. Ju falemenderit dhe ju dëshiroj agjërim të pranuar. Zoti ju shpërbleftë! Falënderoj po ashtu të gjithë sponsorizuesit e kësaj mbrëmje: Besim Rexhepaj, Bankën Ekonomike, Mabetex Group, Albanica Group, Siguria, M-Technologie dhe IMK në Ferizaj që mundësuan këtë Iftar.