“I forti” i tramvajit në Frankfurt (video)

Me shenjën rri lirshëm, një buzëqeshje të madhe dhe me syza aviator: udhëtarët nuk mund ta shmangin shoferin e tramvajit Peter Wirth.

I njohur me nofkën “bosi i tramvajit” ai është një institucion në vete për banorët e Frankfurtit në Gjermani.

Wirth cilësohet si shoferi më i mirë i tramvajeve e që për 36 vjet ka ushtruar në palestër, transmeton KTV.

Por ai muskujt e tij nuk i ka veç për reklamë: i vë në punë duke ndihmuar njerëzit me bagazh dhe çanta të ndryshme.

E shpesh del jashtë dhe bisedon me pasagjerët e të gjitha moshave.

“Nëse mund të jesh model këtu, mund të jesh model për të tjerët në të gjitha situatat”, thotë Wirth që tregon se si mori nofkën “Bahnbabo”.

Fjala “babo” është fjalë rrugësh që përdoret nëpër këngët rep dhe nofka i mbeti pas një fjalosjeje me një të ri gjerman që kishte shtrirë këmbët në karrige.

“Këmbët nëpër karrige është një veprim klasik i të rinjve. E kontrolloj tramvajin për të parë se kush i ka shtrirë këmbët. Ja ku janë aty disa pasagjerë dhe presin që t’u them diçka. I shikoj dhe ata nuk heqin këmbët nga karriget. Pastaj vetëm i kërcas gishtat dhe u them: ‘vëlla, nuk është mirë të shtrish këmbët në karrige’ dhe pastaj i kthehemi normalitetit”, tregon ai.

Famën e tij si “bos i tramvajeve” Wirth e ka ndërmend ta shfrytëzojë edhe më mirë. Ai ia ka mësyrë postit më të lartë, atë të kryetarit të Frankfurtit, pasi pritet të garojë në zgjedhjet lokale të vitit 2024.