Behrami: Albin Kurti e përfundon revolucionin si ‘baba’ që shpëton Kosovën

Artan Behrami, këshilltar i presidentit Thaci, thotë se Albin Kurti do t’i rikthehet rrugës, dhunës dhe përmbysjes.

Revolucionin si “ide” dëshiron ta nisë me Rronin, që ka rrobaqepësin e njëjtë me shokët e tjerë në Vetëvendosje dhe ta përfundojë me “babën” si hero që shpëtojë Kosovën nga thikat e imperializmit amerikan!

Postimi i plotë:

Pasi i humbi të gjitha betejat, kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, dëshiron t’i rikthehet rrugës, dhunës dhe përmbysjes!

Gjuha urrejtëse dhe kërcënuese e udhëhequr nga Kurti dhe e shpërndarë nga myhibët dhe cyberxhemati tashmë duhet të marrë formë!

Edhe rrethojat i kanë larguar për të zënë vend dhuna e paramenduar, planifikuar dhe e nxitur prej tyre.

Plani A është që të mbajë pushtetin me dhunë, derisa plani B të parandalojë dhunshëm rotacionin legjitim të pushtetit!

Jetësimi i planit duhet të fillojë si një dëshirë e brendshme nga “populli”, në emër të të cilit, Kurti mund të riaktivizojë çdo veprim sot dhe çdo akt të dhunës nesër!