Beqiri emërohet në dy poste sot, njëri në qeveri e tjetrin në parti

Ismet Beqiri ka njoftuar se është zgjedhur Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes njëpostimi në Facebook, Beqiri poashtu njofton se gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht është i emëruar Zëvendësminister i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Miq të dashur,

Anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të ju informoj se kohë më parë, pas detyrës sime për 10 vite si Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, i shtëpisë së madhe të Presidentit Ibrahim Rugova, jam zgjedhur Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Poashtu pas 12 viteve Deputet i Kuvendit të Kosovës (4 mandate) me propozimin e LDK-së, sot zyrtarisht jam emëruar Zëvendësminister i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës .

Kultura, rinia dhe sporti janë identiteti i ynë. Artistët, të rinjtë dhe sportistët janë krenaria jonë, ambasadorët e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Nder i veqant dhe përgjegjësi të jem në shërbim të tyre.

Besimin e dhënë për këto dy detyra partiake dhe qeveritare , do ti përkthej si çdo herë me punë, përgjegjësi dhe përkushtim.

I juaji Ismet Beqiri