Detaje të reja/ Para vrasjes, Mehmet Kurti ishte përleshur me dorasin

Sonte në Mitrovicë ndodhi një vrasje, ku i vdekur mbeti 23 vjeçari, Mehmet Kurti.

Gazetari nga Mitrovica, Shkumbin Kajtazi në një lidhje direkt në Klan Kosova ka dhënë detaje nga ky rast.

Para të shtënave me armë zjarri ka pasur një rrahje mes disa personave, por që ende nuk dihet se kush ishte i përfshirë. Përleshja me shufra ku më pas është përdorë edhe arma e zjarrit”, ka thënë Kajtazi.

Indeksonline ka siguruar foton e të vrarit.