Berisha nga selia e PD-së: 44 mijë demokratë duan largimin e Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërrijtur në zyrat e Partisë Demoktatike. Ai u prit me brohoritje nga mbështetësit e tij.

Ata janë mbledhur jashtë ambienteve të Partisë Demokratike, pas referendumit të zhvilluar gjatë ditës sotme. Ky referendum u mbajt për të larguar nga Partia Demokratike kryetarin aktual Lulzim Basha.

“Unë dua të përulem me nderimin më të madh para rreth 44 mijë votuesve që sot vendosën largimin e Peng Bashës, e Lul Bravës nga drejtimi përfundimtar i forcës politike. Ky është ndëshkimi më i merituar për një person të padenjë për detyrë”, tha Berisha.