Berisha: Pushtetarët e komunës së Obiliqit natë e ditë thirren në Ligjin për Obiliqin, ndërsa vet nuk e zbatojnë atë

Kryetari i degës së Lëvizjes për Bashkim në Obiliq, Ajet Berisha ka reaguar rreth punësimit të dy mjekeve nga rajoni i Dukagjinit, në QKMF-Obiliq, dhe atë pa pasur fare nevojë për stomatologë, përderisa thotë se komuna jonë ka dhjetëra profesionistë mjekësor të pa punë, shkruan Fokusi.info.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se me veprime të tilla ky pushtet nuk ka të drejtë morale të kërkoj nga KEK-u e institucione tjera zbatimin e Ligjit për Obiliqin në rastet e punësimit.

Statusi i plotë:

DY FTYRËSIA E PUSHTETIT KOMUNAL NË OBILIQ

Pushtetarët e komunës së Obiliqit natë e ditë thirren në Ligjin për Obiliqin ndërsa vet nuk e zbatojnë atë.

Dy mjeke nga rajoni i Dukagjinit (njëra nga Gjakova e tjetra nga Istogu) punësohen në QKMF-Obiliq, edhe atë, pa pasë nevojë fare për stomatologë, përderisa komuna jonë ka dhjetëra profesionistë mjekësor të pa punë.

Me veprime të tilla ky pushtet nuk ka të drejtë morale të kërkoj nga KEK-u e institucione tjera zbatimin e Ligjit për Obiliqin në rastet e punësimit.