Bekim Jashari reagon pas deklaratave të këshilltarit të Kurtit: Po mos të ishte UÇK-ja, do të ishte Serbia

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas deklaratave të këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Jashari i është bashkuar një nisme në Facebook, ku në kundërshtim të këtyre deklaratave qytetarët po ndërrojnë foton e profilin, duke e vendosur atë me emblemën e UÇK-së.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe ai, duke shkruar se po të mos ishte UÇK, atëherë do të ishte Serbia

“Po mos të ishte UÇK‘ja Do ishte Serrbia!”, ka shkruar Jashari.