Berisha: Qëllimi i Serbisë është të barazojë serbët me shqiptarët e zhdukur me dhunë

Deputetit i PDK-së Hisen Berisha, ka thënë se Serbia po mundohet të arrijë barazimin e të zhdukurve serbë lokal me viktimat apo të zhdukurit shqiptarë që janë bërë me plan dhe urdhër.

“Serbia po arrin me i barazu të zhdukurit serbë lokal edhe të tjerë jo shqiptarë, me viktimat apo të zhdukurit shqiptarë që janë bërë me plan dhe urdhër, këtu është intenca e Serbisë, që t’i barazojë të zhdukurit shqiptar me urdhër e plan. Ne po paralajmërojmë atë çka përmban legjislacioni ndërkombëtarë dhe ku ishte poenta e taktizimit të Vuçiqit”, është shprehur ai në emisionin Five.

Sipas tij, Serbia po përpiqet t’i zhdukë vendimet që ishin plane për zhdukje masive të popullatës, për vrasje e të tjera.

“Këtu po barazohet Kosova dhe Serbia si kryes të krimeve në mënyrë institucionale në periudhën e luftës, ky ishte defekti. Deklarata e presidentit serb, ishte taktike, ishte mençuri, vendosi rezervë në përmbajte të deklaratës pikërisht në pjesën që ka të bëj me nenin 2 të konventës për personat e zhdukur, të vitit 2006, e cila thotë se shteti është përgjegjës nëse privon nga liria dikë dhunshëm dhe e zhduk përmes agjentëve të vet apo persona të tjerë të autorizuar. Pra po shohim se me këtë rezervë Serbia e shmang përgjegjësinë e vet për të zhdukurit e Kosovës”, ka deklaruar Berisha.