Berisha: Takime plot entuziazëm me qytetarë

Sot, kandidati për kryetar i Komunës së Obiliqit nga Lëvizja për Bashkim, z.Ajet Berisha ka zhvilluar disa takime me qytetarë në vendbanime të ndryshme të kësaj komune. Në takimet e sotme kandidatin e LB-së e ka shoqëruar edhe Kryetari i LB-së, zoti Valon Murati.

“Në çdo takim po shohim një entuziazëm dhe shpresë për ndryshime të dëshirueshme dhe të mundshme në komunën tonë. Veçanërisht dhe me plotë të drejtë qytetarët po interesohen për mundësinë e zbatimit të plotë të Ligjit për Obiliqin dhe për të mirat që i sjell ai”, ka deklaruar Ajet Berisha, transmeton Fokusi.info.

Ajet Berisha u zotua para qytetarëve se “epokën e re me mundësi të mëdha që i sjell ky ligj do ta bëjmë në tërësi realitet”.