Besnik Tahiri emërohet ministër i Punëve të Jashtme

Qeveria në detyrë ka emëruar zëvendëskryeminsitrin Besnik Tahiri në pozitën e Ministrit së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas dorëheqjes së Meliza Haradinajt-Stubllës sot.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi për media.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zv. Kryeministrin e parë, z. Besnik Tahiri. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Ndryshe, Meliza Haradinaj-Stublla, ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e kryediplomates dhe gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia.

Dorëheqja e saj vjen pas raportimeve se burri i saj ka blerë vota për të që ajo të bëhet deputete.