Besnik Tahiri: Urgjentisht, rruga duhet të lirohet dhe bashkëatdhetarët të nisen drejt shtëpive të veta

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas mbylljes së rrugës në pikë kalimin kufitar në Mërdare nga Serbia, trasmeton Fokusi.info.

“Urgjentisht, rruga duhet të lirohet dhe bashkëatdhetarët të nisen drejt shtëpive të veta”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Bllokimi i rrugëve në vendkalimin kufitar në Merdar, është edhe një dëshmi e radhës që Vuqiç, po përdorë skenare të përshkallëzimit të kalkuluar të tensioneve kundër Republikës së Kosovës.

Sjelljet e Serbisë janë reflekse të përsëritura nga fundvitet 80-ta dhe fillimvitet e 90-ta. Asokohe zjarret ndizeshin në Beograd ndërsa flakët arrinin kudo në fqinjësi.

Urgjentisht, rruga duhet të lirohet dhe bashkëatdhetarët të nisen drejt shtëpive të veta.