Rrahen për restorant, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor (restorant), e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar si dhe i ka dëmtuar një aparat të kafes, disa pjata dhe tavolina.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.