Betohen dy deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Janë betuar dy deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj dhe Isak Shabani.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar për zëvendësimin e dy deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi dy deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dolën fitues të dy komunave në zgjedhjet lokale të 14 nëntorit.

Kështu Rashit Qalaj do të jetë deputet në vend të Bedri Hamzës që u zgjodh kryetar i Mitrovicës dhe Isak Shabani do të jetë deputet në vend të Fadil Nurës që u zgjodh kryetar i Skenderajt