Betohen ushtarët e rinj të FSK-së

Në kazermën “Adem Jashari” këto momente ka përfunduar ceremonia e certifikimit të 337 rekrutëve të rinj të FSK-së.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka kërkuar nga të gjithë rekrutët e rinj angazhim maksimal në procesin e tranzicionit të kësaj force.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka thënë se brenda FSK-së ka diversitet, duke treguar se në mesin e 337 ushtarëve të rinj, 52 janë ferma dhe 22 vijnë nga komunitet pakicë.

“Nuk ka detyrë më të ndershme sesa t’i shërbesh vendit dhe të kontribuosh në ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Jeni me fat sepse i takoni gjeneratës së parë të ushtarëve që i bashkoheni FSK me mandatin e ri mandatin ushtarak. Gjithmonë nderoni uniformën e FSK-së dhe atdheun”, është shprehur Berisha.

“Jam i bindur se e ardhmja e FSK-së do të jetë e sigurt. Disversitet në radhët tona është vlerë”.

“Synimi ynë strategjik është anëtarësimi në NATO”, ka shtuar ai ndër të tjera.