Biden dhe Zelensky, 40 minuta bisedë për sanksionet dhe mbrojtjen

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike për sanksionet ndaj Rusisë dhe ndihmën e mbrojtjes.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se takimi u zhvillua nga ora 11:52 deri në 12:32 pasdite me orën amerikane.

Presidenti ukrainas ndau detaje të takimit përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter, duke thënë: “Forcimi i sanksioneve, ndihma konkrete për mbrojtjen dhe një koalicion kundër luftës sapo janë diskutuar me presidenti amerikan. Faleminderit SHBA për mbështetjen e fortë ndaj Ukrainës”, shkruan Zelensky.

Biseda vjen pasi Zelensky, i cili është ende në Kiev, mbajti një fjalim gjatë natës duke thënë se Ukraina ishte e vetme në mbrojtjen e vendit të saj.

“Kush është gati t’i japë Ukrainës një garanci për anëtarësim në NATO? Sinqerisht, të gjithë kanë frikë,” tha Zelensky. Sot pyeta 27 liderë evropianë nëse Ukraina do të jetë në NATO, pyeta drejtpërdrejt. Të gjithë kanë frikë, nuk përgjigjen, por ne nuk kemi frikë”.