Mustafa: Sveçla me vendim të veçantë i lejon deputetët të shkojnë në Kuvend, kësaj i vjen era diktaturë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka reaguar pas vendimit të zëvendësministrit të Brendshëm në detyrë Xhelal Sveçla, që i lejon deputetët të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

Mustafa tha se me këtë vendim Sveçla dhe policia e vendosin vetën mbi përfaqësuesit e popullit.

Kreu i LDK-së theksoi se kësaj i vjen era diktaturë.