Bie nga 200 metra lartësi në humnerë, humb jetën 60-vjeçari në Tepelenë

Një 60-vjeçar në Nivicë ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi u rrëzua në një humnerë.

Mësohet se Ali Beta nga Vasjari është rrëzuar nga 200 metra lartësi e për pasojë nuk mundi të mbijetojë.

Trupi i tij vijon të mbetet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që sot të shkojnë forcat speciale për ta nxjerrë.