Bie nga pema dhe gjen vdekjen fotografi i njohur në Elbasan

Një fotograf i njohur nga Elbasani ka humbur jetën në një ngjarje aksidentale.

Adi Zhuka, emër i njohur në fushën e fotografisë në Elbasan ndërroi jetë teksa po dërgohej me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë mesditen e kësaj të marte.

53 vjecari kishte rënë aksidentalisht nga pema duke punuar në shtëpinë e tij në Elbasan të hënën pasdite.

Ai mori goditje të rënda në kokë e trup nga shembja në tokë, të cilat rezultuan fatale disa orë me vonë.