Vdesin edhe 4 persona nga koronavirusi në Greqi

Greqia ka shënuar 4 vdekje të reja nga COVID-19 teksa numri total shkon në 90. Po ashtu në shtetin fqinj janë shënuar edhe 56 raste të reja duke e çuar në 2011 numrin total të të infektuarve.

Greqia po konsiderohet si vendi i cili po merret shembull nga prestigjiozet e huaja për masat që ka marrë në kohën që i ka marrë.

The Independent e Washington Post kanë publikuar artikujt rreth strategjisë greke ndaj COVID-19 si një mësim për Spanjën, Italinë apo Francën që duhet t’i kishin marrë masat në kohën e duhur.