Bilanci tragjik/ Përleshja në burgje shkakton rreth 80 të vrarë

Të paktën 79 të burgosur janë vrarë në luftime të njëkohshme në katër burgje në Ekuador, një nga incidentet më vdekjeprurëse në burgjet e vendit në vite.

Ushtria dhe policia u angazhuan në përpjekje për të shuar dhunën, e cila filloi të martën.

Ekspertët thonë se luftimet u nxitën nga një betejë për kontrollin e burgjeve pasi një udhëheqës bande u vra në dhjetor.

Numri i të vdekurve është më i lartë se totali i të burgosurve të vrarë në 2019 dhe 2020 së bashku.

Herët të mërkurën me kohën lokale, autoritetet e burgut thanë se situata ishte tani “nën kontroll”. Ata azhurnuan numrin e të vdekurve dhe thanë se dhuna kishte përfshirë edhe një burg të katërt.

Ngjarja më vdekjeprurëse ndodhi në burgun e Turit, në qytetin e Cuenca, ku 34 persona u vranë. Raste fatale pati edhe në dy burgje në qytetin Guayaquil dhe në një burg në Latacunga. Të gjithë të vrarët ishin të burgosur, thanë zyrtarët.

Panorama.al